Të gjitha llojet e karburanteve nga mesnata do të lirohen nga 3 deri në 11 cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale.
Eurosuper 95 dhe 98 do të jenë më të lira me njëmbëdhjetë cent secila dhe në 15 ditët e ardhshme do të kushtojnë 1.58 euro dhe 1.62 euro.
Çmimi i Eurodieselit do të jetë katër cent më i ulët dhe do të kushtoj 1.61 euro. Nafta për ngrohje do të jetë më e lirë me tre cent dhe do të kushtojë 1.58 euro.
Ndryshimet e fundit të çmimeve ishin më 26 shtator, kur të gjitha llojet e karburanteve u rritën nga tre deri në shtatë cent.
Sipas përcaktimeve të Rregullores për mënyrën e përcaktimit të çmimeve maksimale me pakicë të derivateve të naftës, llogaritja e radhës duhet të bëhet më 25 tetor, ndërsa vlerat e mundshme të ndryshuara të derivateve të naftës do të jenë të vlefshme nga 26 tetori.