GJELOSHAJ: KËRKESAT E SHQIPTARËVE TË JENË PJESË E QEVERISË, PAVARËSISHT A DO JEMI NE PJESË E SAJ

Lista Shqiptare mori ftesën nga mandatari Zdravko Krivokapiq për të marrë pjesë në bisedimet për formimin e Qeverisë së re, e konfirmoi për CDM Nik Gjeloshaj, bartësi i listës “Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj”. Ai i tha se Lista Shqiptare ka marrë vendimin për të negociuar me shumicën e re parlamentare, por shtoi se siç qëndrojnë gjërat sot, nuk është optimist se do të jenë pjesë e asaj qeverie. “Unë pres që në takim mandatari të paraqesë vizionin e planit të tij të qeverisë së re në të gjitha fushat. Kërkesat tona janë demokratike, ato janë në të gjitha dokumentet ndërkombëtare për mbrojtjen e popujve autokton dhe ne do t’ia ofrojmë mandatarit që të jenë pjesë e programit të qeverisë së re, pavarësisht a do jemi ne pjesë e saj apo jo,” tha Gjeloshaj. “Siç qëndrojnë gjërat sot dhe informacioneve që kam, nuk jam optimist se do të marrim pjesë në qeverinë e re, por kurrë nuk duhet të themi kurrë! Pas bisedimeve, sigurisht që do të kemi një pasqyrë më të qartë të konceptit të qeverisë së re dhe do të marrim një vendim bazuar mbi atë. Për bisedë dhe dialog, po, për të dhënë mbështetje paraprake, jo, por ne duam bashkëpunim me kryeministrin në çdo rast, qofshim ne në qeveri apo opozitë,” tha Gjeloshaj. 

SHARE