RËNIE E LEHTË E PAPUNËSISË NË MAL TË ZI

Sipas raportit mujor të Entit të Punësimit, në fund të korrikut, numri i të papunëve në Mal të Zi ishte 45.116 persona. Kjo është 9,109 persona më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe madje 21 për qind ose 12,270 më pak në krahasim me fillimin e vitit. Megjithatë, duke krahasuar numrin e të papunëve me korrikun 2019, mbi 10 mijë persona më shumë presin punë në byro në korrik të këtij viti. Shkalla e papunësisë në fund të muajit të kaluar ishte 19.45 për qind dhe është 4 për qind më e ulët se vitin e kaluar. Raporti tregon se gati 16 mijë qytetarë kanë mbi tre vjet që kërkojnë punë. Pjesa më e madhe e të papunëve janë me arsim të mesëm, mbi 13 mijë dhe më pas gati 9 mijë me arsim të mesëm të ulët. Një numër i madh i të papunëve kanë edhe diploma të shkollave të larta, gjithsej 1,576, ndërsa të papunë janë pothuajse katër mijë specialistë dhe me diploma master. Punë nuk ka as për 21 doktora të shkencave. Për shtatë muajt e parë të këtij viti Enti ka shpallur 17.823 vende të lira pune, nga të cilat 15.688 janë me afat të caktuar, ndërsa pjesa tjetër i referohet afatit të pacaktuar.

SHARE