Të dielë më 11 mars 2018, në sallën e konferencave të Hotel “Mediteran” në Ulqin, do të mbahet debatë publike me temë “Identiteti shqiptar në procesin e integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian”, nën organizimin e Institutit të Komunikimit “Medius” nga Tirana, në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe gazetën në gjuhën shqipe “Koha javore”.
Ligjërues në këtë eveniment do të jenë Redi Shehu, Nail Draga, Agim Baçi, Fitim Zekthi, Ergys Mertiri, Armand Bora, Ismet Kallaba dhe Ali Salaj.