Simptoma e hershme të sëmundjeve të zemrës

Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në SHBA – dhe kjo vlen për burrat, gratë – njerëzit e pothuajse çdo grupi racor dhe etnik, sipas Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), e cila thekson se ‘dikush vdes nga sëmundjet kardiovaskulare në këtë vend çdo 34 sekonda’.

Nëse kjo nuk është e mjaftueshme për t’ju bërë ta merrni seriozisht këtë gjendje, ja çfarë tha Dr. Mary McGowan, Shefe Mjekësore në Fondacionin Family Heart, për burimin Best Life:

“Ajo që nuk e dini, në fakt, mund të dëmtojë apo edhe të marr jetën. Ne të gjithë njohim dikë që ose ka vdekur papritur ose ka pasur një atak në zemër ndërsa ishte në gjendje të shkëlqyer shëndetësore dhe pa faktorë rreziku të njohur për sëmundjet e zemrës, si presioni i lartë i gjakut, obeziteti ose pirja e duhanit.”

Burimi Best Life, ka intervistuar Dr. McGowan dhe mjekë të tjerë se cilat shenja paralajmëruese të hershme të sëmundjes së zemrës, humbasin shumë njerëz.

Djersitja

Dr. Ashul Govil, bashkëthemelues dhe shef mjekësor në Story Health, thotë se “ndjenja e djersitjes papritmas pa përpjekje” është shkak për shqetësim.

“Shumica e njerëzve dinë të vëzhgojnë dhimbjen e gjoksit, por injorojnë treguesit e tjerë kryesorë,” thotë ai, duke vënë në dukje se djersitja e papritur e pashpjegueshme mund të jetë një tregues i lehtë për t’u humbur i sëmundjeve të zemrës.

Dhimbje të nofullës dhe qafës

Herën tjetër që do të jeni në palestër, kushtojini vëmendje si ndihet qafa dhe nofulla juaj.

“Ndërsa shumica e njerëzve me sëmundje themelore të zemrës do të përshkruajnë presionin në gjoks me ushtrime/sforcime, ndonjëherë simptoma e vetme është dhimbja e nofullës ose e qafës”, thotë Dr. McGowan.

“Mos e injoroni dhimbjen e nofullës apo qafës me ushtrime”.

Të përziera

Dr. McGowan gjithashtu e konsideron të përzierën si një simptomë të zakonshme të sëmundjes së zemrës.

“Simptoma të tjera të sëmundjes themelore të zemrës ose një ataku në zemër mund të përfshijnë të përziera dhe djersitje,” thotë ajo.

“Nëse keni faktorë rreziku për sëmundje kardiake, është shumë e rëndësishme të kontrolloheni nëse shfaqen simptomat e lartpërmendura”.

Gratë, veçanërisht, duhet të jenë vigjilente se si ndihen trupat e tyre. “Është e dukshme që femrat më shpesh se meshkujt do të kenë paraqitje atipike për sëmundjet e zemrës”, shpjegon Dr. McGowan.

Pagjumësia

Nuk mund të fle? Shumë gjëra mund t’ju bëjnë të rrotulloheni gjatë natës, veçanërisht kur një javë pune e ngarkuar është afër. Por sëmundjet e zemrës mund të jenë gjithashtu pas netëve tuaja pa gjumë, thotë kardiologu Ernst von Schwarz.

“Shumica e njerëzve me sëmundje të zemrës vuajnë nga pagjumësia, por në vend që të vlerësohen arsyet e mundshme, ajo shpesh trajtohet vetëm me pilula gjumi,” shpjegon ai.

Lodhje

Dr. Ernst Von Schwarz dhe në fakt, të gjithë mjekët që folën për burimin Best Life – e identifikojnë lodhjen si simptoma numër një të sëmundjes së zemrës që shumica e njerëzve e injorojnë.

“Lodhja shpesh është rezultat i dobësisë së fuqisë kontraktuese të muskujve të zemrës (si në dështimin e zemrës), ose mungesës së oksigjenit (si në sëmundjen e arterieve koronare),” thotë Dr. Schwartz.

“Edhe pse disa kushte të tjera mund të imitojnë këto simptoma, gjithmonë duhet të kontrolloni zemrën fillimisht,” thotë ai. “Nëse nuk ndiheni mirë, kontrollohuni.”

SHARE