SONTE HYJNË NË FUQI MASA TË REJA

Ministria e Shëndetësisë ka sjellur masa të reja, të cilat do të hyjnë në fuqi sonte, të cilat parashikojnë ndalimin e largimit nga godina e banimit nga ora 22:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit. Objektet e hotelierisë do të jenë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 18.00, ndërsa supermarketet dhe qendrat tregtare do të punojnë nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 20.00. Në përputhje me zonën e objektit dhe numrin e shfrytëzuesve, është e nevojshme të sigurohet një ose më shumë persona që do të kontrollojnë respektimin e këtyre masave – rojet. Trafiku ndërqytetas mbetet i ndaluar nga e premtja në orën 22:00 deri të hënën në orën 5:00 të mëngjesit. Ministria e Shëndetësisë njofton se është e detyrueshme mbajtja e maskës dhe respektimi i distancës fizike brenda dhe jashtë. Ndalohen mbledhjet masive / shoqërore, si dhe tubimet në ndërtesat e banimit. Ndalohen mbledhjet në grupe me më shumë se katër të rritur së bashku në ambient të hapur. Poashtu nuk lejohen vizitat te personat që i nënshtrohen trajtimit spitalor në institucionet e kujdesit shëndetësor dhe te personat e akomoduar në institucionet sociale dhe të kujdesit për fëmijët. Komunitetet fetare janë të detyruara t’i përshtatin aktivitetet e tyre me situatën aktuale epidemiologjike, dhe e njëjta gjë vlen për funeralet dhe marrjen e ngushëllimeve.

SHARE