Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit në mars 2020, pothuajse 25,000 njerëz kanë humbur punën në Mal të Zi, ndërsa në vetëm një vit, më shumë se 11,600 njerëz kanë humbur punën, sipas entit të Punësimit të Malit të Zi. Janë 6,947 ose 12.9% me shkollim të lartë të papunë kurse 27.396 ose 50.7% me profesione të shkollave të mesme,” thanë nga Enti. Statistikat tregojnë gjithashtu se për vitin aktual, duke krahasuar të dhënat me të njëjtën ditë të vitit të kaluar, 11,671 qytetarë humbën punën.