Google Search vjen me një veçori të re!

Google tani mund t’ju ndihmojë të kontrolloni gramatikën tuaj, pikërisht tek skedari i kërkimit. Kontrolluesi gramatikor i ri i fuqizuar nga inteligjenca artificiale dhe që për momentin është në dispozicion vetëm me gjuhën angleze, mund t’i ndihmojë përdoruesit të shohin se nëse një frazë apo fjali është e shkruar në një mënyrë të saktë gramatikore dhe nëse jo do t’i ndihmojë ata në korrigjim.

Shkruani një fjali ose një frazë në Google Search, duke i shtuar fjalët ”grammar check”, “check grammar” ose “grammar checker”. Në disa raste këto fraza nuk nevojiten fare, por përdorimi i tyre do të sigurojë në shfaqjen e këtij mjeti të ri. Nëse fraza është e shkruar në mënyrë të saktë, Google do të shfaq një shenjë të gjelbër. Por nëse keni nevojë për pak ndihmë, atëherë Google do ta shfaq opsionin e saktë. Mjeti i ri është i qasshëm në të dyja versionet e Google, si në desktop ashtu edhe në telefon.

SHARE