Juventusi pranon ta shesë Rabiotin te Manchester United

Raportime të shumta thonë se Juventus dhe Manchester United kanë arritur një marrëveshje për kalimin e Adrien Rabiot në “Old Trafford”.

Athletic raportoi më herët këtë mëngjes se Djajtë e Kuq ishin shumë të interesuar për francezin, i cili ka një vit të mbetur në kontratën e tij në Allianz Stadium.

Tani, Manchester Evening Neës dhe Sky Sport Italia pretendojnë se të dy klubet kanë arritur një marrëveshje për transferimin e mesfushorit në Angli, por Djajtë e Kuq tani duhet të negociojnë me agjenten dhe nënën e lojtarit, Veronique.

Lexo po ashtu:LIVE: Afati kalimtar veror 2022

Rabiot është një nga fituesit më të lartë në Allianz Stadium, me një pagë 7 milionë euro në vit.

Romeo Agresti dhe Fabrizio Romano mohojnë se Juventus dhe Manchester United tashmë kanë një marrëveshje, megjithëse kjo nuk shihet si një çështje duke pasur parasysh se Bianconerët janë të hapur për të shitur mesfushorin e tyre

.Lexo po ashtu:Rabiot është në radarin e Unitedit

Ai iu bashkua Juventusit në një transferim të lirë nga PSG në vitin 2019 dhe ka shënuar gjashtë gola në 129 paraqitje konkurruese me Bianconerët.

Juventusi ka synuar Leandro Paredes e PSG-së dhe Davide Frattesi të Sassuolos. Njëri prej tyre, nëse jo të dy, mund të transferohet në Torino nëse Rabiot arrin marrëveshje me Manchester United. /Telegrafi/

SHARE