SPORTISTAT E KLUBIT TAEKWONDO „BESA“ FITUAN 9 MEDALJE NË TURNEUN NDËRKOMBËTAR E1 NË TIRANË

Sportistat e Klubit Taekwondo „Besa“ fituan nëntë medalje në turneun ndërkombëtar E1 në Tiranë.

Ata e mbyllën paraqitjen me katër medalje ari, tre argjendi dhe dy bronzi. Medaljet e arta u fituan nga juniorët Andrea Berishaj (deri në 59), Benan Jusufgjokaj (deri në 55), Isra Jusufgjokaj (deri në 68) dhe pionierja Eva Vulaj(deri në 57).

Juniorët Aurora Vulaj (deri në 68), Leo Gegaj (deri në 78) dhe Lejla Frluçkiq (deri në 33) fituan medalje të argjendta, ndërsa senoiri Muhamed Gjokaj (deri në 63) dhe kadetja Adriana Berishaj (deri në 59) u dekoruan me medalje bronzi.  

Një hap larg medaljes në konkurrencën e seniorve, Mark Ujkaj, humbi ndeshjen për medalje dhe fitoi vendin e pestë.

“Pas dominimit të juniorëve dhe seniorëve në kampionatin kombëtar, më duhet të theksoj se edhe juniorët shkëlqyen në Tiranë. Të pesë garuesit fituan medalje dhe morën pikë të reja në renditjen E”, tha trajneri i Besës, Nikollë Gegaj.

SHARE