ULQIN: 130 NXËNËS NË VETËIZOLIM

Që nga sot, 130 nxënës të Shkollës së mesme të kombinuar “Vëllazërim-Bashkim” në Ulqin janë në vetëizolim dhe nuk shkojnë në shkollë, e konfirmoi drejtori i kësaj shkolle, Husei Ceno Katana. Para Qendrës Shëndetësore këtë mëngjes ishte një radhë e madhe pasi që nxënësve u kërkohet të testohen. Sipas drejtorit të kësaj shkolle, shkolla nuk e aprovoi udhëtimin e nxënësve në Zhablak. “Ata udhëtuan në dorën e tyre. U organizuan përmes një agjencie dhe udhëtuan. Kur dëgjuan se unë nuk e kisha aprovuar udhëtimin e tyre të organizuar, ata erdhën para zyrës sime dhe thane se do të organizohen vetë. Mbi këtë nuk mund të ndikoja më dhe u këshillova me ministrinë përkatëse. Më thane që udhëtimi nuk është i ndaluar, por as nuk rekomandohet. Unë nuk kam dhënë leje, e as shkolla nuk ka lidhje me këtë,” tha Katana. Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve njoftoi se ata nuk dhanë leje për një udhëtim të tillë.

SHARE