INSTITUTI: 106 TË INFEKTUAR ME KORONAVIRUS, 2 RASTE NË TUZ

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) kanë përfunduar analizën PCR të 380 mostrave për koronavirusin e ri ku janë regjistruar 106 raste të reja pozitive të infeksionit. Një vdekje u raportua në një pacient pozitiv Covid-19 nga Nikshiqi, i lindur në 1956, njoftoi ISHP. Të rinjët pozitivë janë në: Berane 48, Podgoricë 18, Rozhaj 13, Andrijevicë, Bijello Pole 5, Plevle 4, Plav 2, Kotor 2, Tuz 2, Tivar 1, Cetijë 1, Mojkovc 1. Shërimi është raportuar në 41 pacientë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të Covid19 në Mal të Zi aktualisht është 1278.

SHARE