RRITJA E RASTEVE ME COVID, KOSOVA REKOMANDON DOZËN E KATËRT TË VAKSINËS

Në Kosovë të gjithë personat mbi 60 vjeç tashmë do të mund të marrin dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ministria  tha më 7 korrik se ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19. Sipas këtij vendimi, personat mbi 60 vjeç, që kanë marrë dozën e tretë të paktën katër muaj më parë, mund ta marrin edhe dozën e katërt. Në Kosovë, me dozën e parë dhe të dytë mund të vaksinohen të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, me dozën e tretë të gjithë personat mbi 18 vjeç. Kosova së fundmi po regjistron rritje të rasteve me sëmundjen COVID-19.

SHARE