Propozimi për të etiketuar “të gjelbër” gazin natyror dhe energjinë bërthamore, si një udhëzues për investitorët privatë, ndeshi në rezistencë gjatë rrugës. Por ligjvënësit e BE i dhanë përfundimisht dritën e gjelbër. Parlamenti Evropian votoi të mërkurën (06.07) në favor të një propozimi në lidhje me etiketimin e gazit natyror dhe centraleve bërthamore si investime miqësore ndaj klimës. Propozimi, i quajtur zyrtarisht si “Taksonomia e BE-së”, u publikua në dhjetorin e kaluar nga Komisioni Evropian, si një listë e aktiviteteve ekonomike që investitorët mund të etiketojnë dhe tregtojnë nën siglën “e gjelbër”. Mocioni për të bllokuar këtë propozim mori 278 vota pro, 328 kundër dhe 33 abstenime. Nëse 20 nga 27 shtetet anëtare të BE-së nuk do ta kundërshtojnë propozimin, ai do të miratohet si ligj.