Një ilaç i ri, i cili po testohet për kancerin kolorektal ka habitur mjekët pasi ka rezultuar 100% i suksesshëm në provat klinike
Dostarlimab, një ilaç i prodhuar në laborator, me molekula që veprojnë si antitrupa në trupin e njeriut, habiti studiuesit pasi pjesëmarrësit nuk shfaqen simptoma për një vit pas marrjes së ilaçit, shkruajnë mediat e huaja.
Mjekët kryen ekzaminime fizike, endoskopi, skanime PET dhe skanime MRI dhe nuk ishin në gjendje të gjenin asnjë gjurmë të kancerit në trupin e tyre. Mjekët në Qendrën e Kancerit Memorial Sloan Kettering në Nju Jork tha se kjo ishte “hera e parë që ndodhte në historinë e kancerit”.
Dr Diaz dhe një ekip studiuesish publikuan studimin mbi gjetjet e tyre në New England Journal of Medicine, duke përshkruar rezultatet e tyre fenomenale. Gjetjet tani po bëjnë bujë në botën mjekësore, me Dr Alan P. Venook, i cili tha për New York Times se zhdukja e simptomave për një vit tek një pacient nuk kishte ndodhur kurrë më parë.
Dr Venook është një specialist i kancerit kolorektal në Universitetin e Kalifornisë dhe nuk ishte i përfshirë në studim, por ai e ka cilësuar arritjen një sukses pasi është hera e parë në botë që gjurmët e kancerit zhduken plotësisht tek një pacient.
Ajo që është gjithashtu e rëndësishme sipas mjekëve është se pacientët nuk kishin simptoma pas marrjes së ilaçit. 18 pacientët me kancer kolerektal ose i zorrës së trashë, që morën pjesë në provat klinike kanë qenë të lodhur nga trajtimet e mëparshme si kimioterapia, rrezatimi dhe operacioni që mund të rezultojë në mosfunksionim të zorrëve, urinës dhe madje edhe të mosfunksionimit seksual.
Qendra e Kancerit Memorial Sloan Kettering dhe një nga bashkëautorët e studimitt, onkologu Dr. Andrea Cercek, përshkruan gjithashtu momentin kur pacientët zbuluan se tashmë nuk kishin simptoma të kancerit, raporton abcnews.
“Ata qanë nga gëzimi,” tha ajo për New York Times.
Kanceri kolorektal – i njohur më shpesh si kanceri i zorrëve, prek 100,000 australianë çdo vit, sipas Cancer Australia. Dostarlimab është një ilaçi më i fundit që është përdorur kundër kancerit. Në maj, një ekip mjekësh amerikanë zbuluan kërkimin e tyre novator që mund të nënkuptojë se jemi në rrugën e duhur për gjetjen e një kure.
Shkencëtarët i injektuan një pacienti një virus të ri të modifikuar gjenetikisht që vret kancerin. Ilaçi Vaxinia tashmë ka rezultuar i suksesshëm në testimin e kafshëve, kështu që shkencëtarët dhe studiuesit mjekësorë kanë shpresa të mëdha se rezultatet do të jenë pozitivë edhe për njerëzit.
Deri më tani, virusi Oncolytic zvogëlon tumoret e kancerit të zorrës së trashë, mushkërive, gjirit, vezoreve dhe pankreasit në provat e kafshëve.
telegrafi