SOT SHËNOHET 7 PRILLI – DITA BOTËRORE E SHËNDETIT

Investimi në sisteme të forta shëndetësore është çelësi për një shoqëri të begatë, thanë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) me rastin e 7 Prillit – Ditës Botërore të Shëndetit.

OBSH tha se rritja e financimit publik të kujdesit shëndetësor dhe ulja e kostove për kujdesin shëndetësor “nga xhepi i dikujt” – shpëton jetë.

“Nevojiten sisteme të forta shëndetësore për të siguruar mbulimin universal të kujdesit shëndetësor dhe gatishmërinë për emergjencat”, është një nga mesazhet kryesore për vendet anëtare të OBSH-së.

Shëndeti i mirë, theksuan ata, mundëson zhvillimin afatgjatë ekonomik dhe mirëqenien e anëtarëve të komunitetit.

Qeveria e Malit të Zi, duke rritur pagat e punonjësve të shëndetësisë, duke ndërtuar spitale të reja dhe duke ofruar barna, tregon përkushtimin e saj për shërbim shëndetësor më cilësor dhe më të aksesueshëm, tha kryeministri Dritan Abazoviq.

Ai përkujtoi në Twitter se sot shënohet 75-vjetori që kur 7 Prilli u shpall Dita Botërore e Shëndetit dhe përgëzoi Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Gebreyesus.

Abazoviq tha se, në bashkëpunim me OBSH-në, ata kanë treguar se si mund të përballen bashkërisht me sfidat komplekse siç është koronavirusi.

Mali i Zi mbetet i përkushtuar për qëllimin e përbashkët – arritjen e shëndetit për të gjithë, tha kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviq.

Ajo përgëzoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për 75 vitet e punës së jashtëzakonshme për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e çdo qenieje njerëzore, si dhe shëndet të mirë për të gjithë.

SHARE