MARKOVIQ: QË NGA NËNTORI, 30 PACIENTË JANË IDENTIFIKUAR ME KOLLË

Epidemiologia e Institutit për Shëndet Publik, Dr. Darinka Markoviq, ka bërë të ditur se në Mal të Zi gjatë muajit nëntor dhe dhjetor janë regjistruar 30 raste të kollit.

Nga ata 30 pacientë, 25 janë raste të konfirmuara laboratorike, ndërsa 5 raste janë kontakte të ngushta të të sëmurëve.

Markoviq ka thënë në Radion e Malit të Zi se pacientët janë të regjistruar në të gjitha pjesët e Malit të Zi, por shumica e tyre janë në Podgoricë dhe Danillovgrad.

“Sa i përket grupmoshës, sëmundja më së shpeshti është regjistruar në popullatën e moshës 10 deri në 15 vjeç. Ajo që nuk është e mirë është se rastet e sëmundjes janë regjistruar edhe te popullata e prekshme. Gjithashtu janë prekur tre fëmijë nën moshën një vjeç. Të gjithë tre fëmijë janë shtruar në spital, por janë trajtuar me sukses dhe janë dërguar në shtëpi për shërim të mëtejshëm”, theksoi epidemiologia.

Ajo tregon se është shumë e rëndësishme që prindërit të kenë parasysh se është e nevojshme të kryhet vaksinimi i plotë i fëmijëve në vitin e parë të jetës.

Krahas vaksinimit ajo thekson se është shumë e rëndësishme që të gjithë të sillen me përgjegjësi.

“Nëse keni simptoma të çdo lloj ftohjeje, ju lutemi fillimisht mos vizitoni popullatën e ndjeshme, domethënë fëmijët nën një vjeç. Së dyti, vini një maskë, kështu që nëse tashmë duhet të lëvizni në vende ku ka një numër të shtuar njerëzish, vini maskën. Kur keni simptoma të kollës, nëse teshtini shumë, kolliteni, keni simptoma të rrjedhjes së hundës, do të thotë të gjitha ato sekrecione nga mukoza e rrugëve të frymëmarrjes, ka shumë mundësi që të përfundojnë në duart tona. Është shumë e rëndësishme të kihet parasysh se larja e shpeshtë dhe adekuate e duarve është një masë parandaluese efektive”, tha doktoresha Markoviq.

SHARE