Topa me kafe dhe çokollatë: Ëmbëlsirë që hahen me një kafshatë

Gatuani topa pak më ndryshe se deri tani, madje në shkop

Këta topa të vegjël me kafe dhe çokollatë janë një desert i mrekullueshëm në festa. Mysafirët do t’i adhurojnë që në kafshatën e parë.

Bëhen me pak përbërës, vetëm duhet të prisni që të ngurtësohen mirë dhe të ftohen.

Përbërësit:

– 600 ml qumësht,
– 540 g sheqer,
– 40 g qull misri,
– 60 g qumësht pluhur,
– 200 g çokollatë të shkrirë,
– 60 ml kafe.

Përgatitja:

Në një enë përzieni qumështin, sheqerin, qullin e misrit, qumështin pluhur dhe kafen. Zieni në zjarr të ulët derisa të dendësohen.

Lini të ftohen dhe miksoni.

Zhvendosni në një tepsi silikoni për mafinë në formë gjysmërrethi dhe futni në frigorifer me ngrirje të thellë për dy orë.

Në gjysmën e topave vendosni shkopinj të vegjël për akullore, ndërsa në gjysmën tjetër fusni pak tretje dhe ngjitni që të krijoni topin.

Futni në frigorifer me ngrirje të thellë edhe një orë.

Lyejeni çdo top në çokollatën e shkrirë dhe ngrini për 30 minuta të tjera.

SHARE