Komisioni Evropian do të propozojë një paketë ndihme që do të arrijë në 1.5 miliard euro në muaj për vitin e ardhshëm për Ukrainën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga KE-ja thuhet se presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Von der Leyen njoftoi Zelenskyy-n se paketa financiare e cila do të arrijë 1.5 miliard euro në muaj dhe në një total prej 18 miliardë për vitin 2023, do të propozohet këtë javë.
Në takim theksi u vendos mbi rëndësinë që funksionet bazë shtetërore të financohen në mënyrë të parashikueshme dhe të rregullt si dhe u tha se kjo do të shërbejë për të mbështetur reformat e Ukrainës dhe rrugën që shkon drejt anëtarësimit në BE.
Von der Leyen theksoi se paketa financiare e Bashkimit Evropian duhet të mbështetet me ndihmat e ngjashme të vijnë nga donatorët e mëdhenj dhe se BE-ja vazhdon të punojë për vazhduar sigurimin e ndihmës urgjente humanitare për Ukrainën, kryesisht gjatë muajve të dimrit.
Në bisedë u nënvizua rëndësia për të siguruar që eksportet bujqësore të Ukrainës të dërgohen në botë. Gjithashtu u përsërit mbështetja e plotë ndaj përpjekjeve për të arritur marrëveshje me Rusinë në çështjen e Iniciativës së Drithit në Detin e Zi.
Poashtu krahas forcimit të sanksioneve u diskutuan edhe përgjigjet që do të jepen kundër mbështetjes së Iranit ndaj Rusisë.