KOMUNA E TUZIT FITON ÇMIMIN PËR ADMINISTRATËN PUBLIKE PËR BALLKANIN PERËNDIMOR PËR VITIN 2020

Komuna e Tuzit ka fituar çmimin për administratën publike për Ballkanin Perëndimor për vitin 2020. Western Balkans Public Administration Awards 2020 iniciativat të cilat i ka inicuar ReSPA Regional School of Public Administration dhe OECD/SIGMA. OECD me qellim që të përmirësojë iniciativat e menaxhimit dhe të përkrahin vendosjen e sistemeve të qëndrueshme të administratës lokale në rajonin e Ballkanit Perëndimor Çmimet #westernbalkans janë ndarë për disa fusha që kanë të bëjnë kryesisht me reagimin e institucioneve gjatë krizës së shkaktuar nga #COVID19. “Në këtë pikëpamje, kemi kënaqësi që komuna jonë e ka fituar këtë çmim në fushën e cila ka të bëjë me inovacionin shoqëror. Në mënyrë të veçantë u falënderohemi organizatorëve. Duam të theksojmë edhe me këtë rast se si shërbim i qytetarëve dhe si vetëqeverisje lokale jemi shumë krenar për këtë çmim, krenarë me koordinatorët tonë, vullnetarët, partnerët dhe sponsorët, e mbi të gjitha me qytetarët e Komunës së Tuzit. Ky çmim është mirënjohje për tre javë të karantinës, fuqinë, bashkësinë dhe përgjegjësinë të cilën e kemi treguar si komunitet,” theksuan nga Komuna e Tuzit në një postim në rrjetin social “Facebook”. 

SHARE