Sot, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Komunës, nënkryetarët, administratën e Komunës së Tuzit, si dhe në prani të shumë qytetarëve, bëri inaugurimin e rrugës Delaj-Korit. Komuna për përfundimin e këtij aksi rrugor me vlerë 750 mijë euro dhe gjatësi 9km, ka ndarë nga buxheti vjetor mbi 500 mijë euro, kurse pjesa tender është siguruar nga Qeveria në vitin 2020 me përkrahje nga kryetari i shtetit Gjukanoviq. Pjesën tjetër të rrugës e ka përfunduar kryeqyteti Podgorica në kohën kur komuna ishte në kuadër të Kryeqytetit ndërsa një pjesë e tamponimit ka qenë donacion i kompanisë “Bemax”. Investimin kryesor për hapjen dhe përgatitjen e rrugës e ka bërë diaspora për cka krejt Malësia është falenderuese per inicimin e përkrahjen e këtij projekti. Me përfundimin e këtij aksi rrugor tashmë është lehtësuar qasja në bjeshkën e bukur të Koritës, që është një ndër atraksionet turistike malore kryesore e komunës së Tuzit dhe çon në promovimin dhe zhvillimin e këtij segmenti të turizmit malor. Gjeloshaj, falënderoi kryetarin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryebashkiakun Ivan Vukoviq për bashkëpunimin, falënderoi diasporën e cila ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në realizimin e komplet rrugës së Trieshit, si dhe kompaninë ,,Bemax” e cila ka bërë falas tamponimin e një pjese të rrugës Delaj-Korit.