ME RASTIN E KURBAN BAJRAMIT, TRI DITË JOPUNE

Me rastin e festës së ardhshme fetare të Kurban Bajramit, punëtorët e besimit islam do të kenë të drejtën e pushimit me pagesë për tre ditë. Siç njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale bëhet fjalë për konkretisht: e shtunë 9 korrik, e diel 10 korrik dhe e hënë 11 korrik. Organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të detyruara të sigurojnë kryerjen e punëve në ditë festash, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët ose shtetin.

SHARE