SHTETI TË KUFIZOJË RRITJEN E ÇMIMEVE TË KARBURANTIT

Rritja e re e çmimit të të gjitha llojeve të karburanteve në Mal të Zi është një goditje e re dhe e rëndë për standardin dhe ekonominë, kështu që Qeveria e Malit të Zi, me një shkallë të tillë të rritjes së çmimeve të karburantit duhet të shqyrtoje indikatoret në lidhur me gjendjen e ekonomise malazeze, tha Sllobodan Millatoviq nga Bashkimi i Punëdhënësve të Malit të Zi. Ai gjithashtu shprehet se është e tepërt të flitet për të gjitha efektet negative të çmimeve më të larta të karburantit, me vlerësimin se kompanitë që merren me transportin janë të parat që goditen. Kjo është edhe një barrë tjetër e paguar nga punëdhënësit malazezë,” theksoi Millatoviq, duke kujtuar se të gjitha çmimet janë rritur kohët e fundit, derisa pagat jo. Të rikujtojmë se që nga sot, janë në fuqi  çmimet e reja, ku janë më të shtrenjta të gjitha llojet e karburanteve nga dy deri në katër cent.

SHARE