Ushtria izraelite u ka bërë thirrje palestinezëve që të largohen nga pjesët lindore të Rafahut përpara asaj që e quan një “operacion me shtrirje të kufizuar”.
Njerëzve iu është thënë të lëviznin në një zonë humanitare e deklaruar nga Izraeli pranë bregut. Ushtria ka bërë gjithashtu të ditur se do të zgjerojë ndihmën në zonë, për spitalet në terren, tendat.
Njoftimi vjen pasi Tel Avivi refuzoi të pranonte kërkesat e Hamasit për ti dhënë fund luftës në Gaza.
Urdhri për evakuuim vjen gjithashtu pas një nate bombardimesh intensive izraelite në Rafah vranë 22 njerëz, përfshirë tetë fëmijë.
Tre ushtarë izraelitë mbetën të vrarë në një sulm me raketa të pretenduar nga krahu i armatosur i Hamasit, në vendkalimin Kerem Shalom në Gaza.
10 predha u hodhën nga Rafah në Gazën jugore drejt zonës së kalimit, e cila tha se tani është e mbyllur për kamionët e ndihmës që shkonin në enklavën bregdetare, ndërsa vendkalimet e tjera mbetën të hapura.
Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant pretendoi se Hamasi nuk ishte serioz për një marrëveshje dhe paralajmëroi për një operacion të fuqishëm në të ardhmen e afërt në Rafah.
Ndërkaq nga ana tjetër rrjeti mediatik Al Jazeera ka dënuar vendimin e qeverisë izraelite për të mbyllur transmetimet e saj në Izrael, duke e qujtur “akt kriminal”.
“Synimi i drejtpërdrejtë dhe vrasja e gazetarëve nga Izraeli, arrestimet, frikësimet dhe kërcënimet nuk do ta pengojnë Al Jazeera nga angazhimi i saj për të mbuluar luften, ndërkohë që më shumë se 140 gazetarë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Gaza”, thuhet në deklaratën e rrjetit mediatik.
Deklarata vjen pasi kabineti i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu votoi unanimisht për mbylljen e operacioneve të Al Jazeera në Izrael, disa javë pasi parlamenti i Izraelit miratoi gjithashtu një ligj që lejon mbylljen e përkohshme të transmetuesve të huaj që konsiderohen si kërcënim për sigurinë kombëtare.