AKTAKUZË KUNDËR KRYETARIT TË KOMUNËS SË TUZIT, NIK GJELOSHAJ

Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë ka ngritur një aktakuzë kundër kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, për siç u njoftua, vepra penale të thirrjes për rezistencë.

Aktakuza u paraqit në Gjykatën Themelore në Podgoricë. Një aktakuzë u ngrit gjithashtu kundër shefit të përkohshëm të Policisë Komunale të Komunës së Tuzit, Rexhep Cunmulaj dhe policit komunal E.M., për veprën penale të thirrjes për rezistencë duke ndihmuar, me rastin e ngjarjeve në Tuzi, më 24 dhe 25 shkurt.

“Gjeloshaj akuzohet për thirrje për rezistencë dhe mosbindje ndaj vendimit të ligjshëm të një organi shtetëror dhe ndaj një zyrtari në kryerjen e detyrave zyrtare, si rezultat i të cilit vendimi i ligjshëm i organit shtetëror nuk u zbatua, sepse në 24 shkurt ai organizoi një takim me furnizuesit e ushqimit nga Tuzi dhe u bëri thirrje atyre që të hapin objektet e tyre hotelierike, në kundërshtim me urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ndalon punën e objekteve hotelierike, në mënyrë që të parandalojë përhapjen dhe transmetimin e coronavirusit,” njoftoi Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë.

Cunmulaj dhe E.M. akuzohen për ndihmën e ndaj Gjeloshajt në kryerjen e krimit, sepse, në të dy korsitë e rrugës Podgoricë-Tuz, ata parkuan automjete zyrtare të Policisë Komunale, bllokuan trafikun dhe kështu penguan ndjeshëm kryerjen e veprimtarive zyrtare nga oficerët e Drejtorisë së Policisë, i cili kontrollonte respektimin e urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë në bashkëpunim me drejtorinë e policisë – Qendra e sigurisë në Podgoricë, ka propozuar ndjekjen penale edhe për 16 hotelier nga Tuzi, të cilët me hapjen e objekteve hotelierike kanë shkelur urdhërin e Ministrisë së shëndetësisë kështu që deri tani, Gjyqit themelor në Podgoricë, i janë dorëzuar propozim akuzat kundër 10 personave, për vepër penale të  mosrespektimit të masave shëndetësore për pengimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse, kurse kundër 6 individëve procesi është në vazhdim,” thuhet në kumtesë.

SHARE