Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi fton të gjithë qytetatët që të marrin pjesë masivisht në Regjistrimin e popullsisë në Mal të Zi i cili do të zhvillohet prej 3-18 dhjetor 2023 dhe me krenari të deklarojnë përkatësinë kombëtare dhe gjuhësore.
„Duke e ditur që ky proces zhvillohet çdo 10 vite, për ne Shqiptarët në Malin e Zi paraqet rëndësi të veçantë, sepse disa ligje në fuqi i referohen përqindjes së popullatës e në veçanti Ligjet që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave kombëtare, siç janë; Ligji për perdorimim zyrtar të gjuhës shqipe, Ligji për simbolet e pakicave kombëtare, Ligji zgjedhor, përfaqësimi proporcional në institucionet publike, si dhe disa ligje të cilat trajtojnë politikat e ndryshme shtetërore që kanë të bëjnë me investimet publike dhe zhvillimin ekonomik, të cilat paraqesin rëndësi të veçantë për ruajtjen e identitetit kulturor e kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi,“ thuhet në deklaratën e KKSH-së.
Poashtu për çdo paqartësi dhe informacion të nevojshëm, zyrat e Këshillit Kombëtar në Ulqin, Malësi-Tuz e Plavë do të jenë në shërbim.
Ligji për regjistrimin e popullsisë parashikon që të gjithë personat me vendbanim apo qëndrim në Mal të Zi do të përfshihen në regjistrim pamvarësisht a gjenden në vendin e banimit/qëndrimit dhe a janë në Mal të Zi apo jashtë vendit. Të dhënat për anëtarët e familjes që mungojnë mund t’i japin antarët tjerë të rritur të familjes.
Në bazë të Ligjit për Regjistrim, neni 3, regjistrimi do të përfshijë:
- PERSONAT:
– Shtetasit malazezë që kanë vendbanim ose qëndrim në Mal të Zi, pavarësisht nëse janë të pranishëm në vendbanimin ose qëndrimin e përkohshëm në një vend tjetër në Mal të Zi ose jashtë shtetit,
– të huajt që kanë një qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm të miratuar në Mal të Zi dhe të huajt që kanë një vend vendbanimi nga neni 7 paragrafi 1 pika 4 të këtij ligji
- AMVISËRITË;
- APARTAMENTE DHE VENDE TJERA TË BANUARA
Për shtetasit malazezë jashtë vendit, të dhënat sigurohen nga anëtarët e rritur të pranishëm të familjes.
Po ashtu, Forca e Re Demokratike thërret bashkëkombësit Shqiptarë që në regjistrimin në vijim të deklarojnë lirshëm dhe, siç thonë ata, të shprehen në përputhje me ndjenjat kombëtare Shqiptare.