Shqipëria do të jetë nikoqir i një ministeriali në kryeqytet, për 3 ditë, nga data 5 në 7 nëntor. Bëhet fjalë për Ministerialin e Mbrojtjes për Evropën Juglindore.
Ky ministerial mbledh përfaqësues të vendeve anëtare të SEDM, përfshirë Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Bullgarinë, Greqinë, Italinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Rumaninë, Turqinë, Slloveninë, Serbinë, Ukrainën, Moldavi, Gjeorgji dhe SHBA-në.
Gjithashtu në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues nga organizatat RACVIAC, UNDP/SEESAC.
Qëllimi është promovimi i bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, forcimi i aftësive rajonale të mbrojtjes, bashkëpunimi përmes përpjekjeve kolektive si dhe krijimi i lidhjeve që lehtësojnë integrimin në institucionet euroatlantike.
Ndërkohë më herët, në muajin maj Shqipëria priti Ministerialin për Arsimin e Lartë Europian dhe Procesin e Bolonjës.
Po ashtu në Tiranë janë mbajtur samit të rëndësishme, që nga ai i Procesit të Zgjerimit, por edhe pritet të mbahet samiti i NATO-s, që sipas kryeministrit Edi Rama do të zhvillohet në vitin 2027.