MUK PROPOZOHET SI ANËTARË I KËSHILLIT TË PROKURORËVE

Kryetari i këshillit drejtues i Institutit Alternativa e anëtar i Këshillit Nacional për luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë, Stevo Muk është propozuar anëtarë i Këshillit Prokurorial nga juristët eminent, përfaqësues i Organizatave Joqeveritare, është vendosur sot me shumicën e votave në mbledhjen e Këshillit për Sistemin Politik, Legjislaturë dhe Administratë. Muk është propozuar nga shtatë Organizata Joqeveritare ndërkohë që, siç njoftoi kryetari i këtij Këshilli Momo Koprivica, këshilltarja juridike në Qendrën për Arsimimin Qytetar, Snezhana Kallugjeroviq, e ka tërhequr kandidaturën. Deputeti i Malit të Zi Demokratik, Momo Koprivica, deklaroi se pas shpalljes së Këshillit të ri Prokurorial nga ana e kryetarit të Kuvendit, ka marr fund Këshilli partiak i cili ishte në duart e regjimit të kaluar, tha ai. Propozimi që Muk të zgjedhet anëtarë i këtij Këshilli, do ti dërgohet Kuvendit ku do të jetë e nevojshme shumica e dy të tretave e deputetëve në rrethin e parë  apo eventualisht tri të pestat në rrethin e dytë.

SHARE