MARTINOVIQ: DUKE PUNUAR SË BASHKU, NE MUND TË ARRIJMË QËLLIMET E MBROJTJES SË MJEDISIT

Ministri i Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut, Vlladimir Martinoviq, tha se Dita Botërore e Mjedisit duhet të na kujtojë rëndësinë e përpjekjeve të përditshme për mbrojtjen e burimeve natyrore dhe ndërgjegjësimin për sfidat mjedisore me të cilat përballemi.

“Ministria e Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut po përpiqet të sigurojë një të ardhme të qëndrueshme për brezat e ardhshëm përmes aktiviteteve të përditshme, projekteve, si dhe ligjeve që propozon dhe të cilat janë miratuar. Është e nevojshme që të gjithë të përfshihen, sepse vetëm duke punuar së bashku mund të arrijmë synimet për ruajtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Qeveria dhe Ministria e kanë njohur ruajtjen e ekologjisë si një prioritet të rëndësishëm dhe do të vazhdojnë të mbështesin iniciativat që kontribuojnë në mbrojtjen e natyrës dhe inkurajojnë ndërgjegjësimin mjedisor në shoqëri”, shtoi Martinoviq.

Të rikujtojmë se, Ministria organizoi një sërë aktivitetesh dhe aksionesh me qytetarë, organizata joqeveritare dhe institucione të interesuara për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së burimeve natyrore dhe promovimin e sjelljes së përgjegjshme ndaj mjedisit.

SHARE