MILLATOVIQ: NUK ËSHTË REALE TË PRITET TËRHEQJA E NJOHJES SË KOSOVËS

Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka thënë të martën në mbrëmje se vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi nuk do të tërhiqet.

“Nuk është realiste të pritet tërheqja e njohjes së Kosovës dhe kjo është një çështje shumë e qartë”, tha Milatoviq dhe shtoi “ne mbështesim gjithçka për të cilën bien dakord Beogradi dhe Prishtina dhe besoj se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të ishte domethënëse për të gjitha vendet e rajonit. Në këtë kuptim, Mali i Zi dëshiron të jetë një fqinj i mirë, i cili do të promovojë marrëdhënie të mira fqinjësore”.

Millatoviq tha gjithashtu se Mali i Zi me të vërtetë po shkon drejt Brukselit dhe se për këtë vizita e tij e parë do të jetë në Bruksel.

Millatoviq ka theksuar se “për të është e rëndësishme që të gjitha këto vizita të rezultojnë me rezultate të prekshme për qytetarët dhe ekonominë”. 

SHARE