ISH PUNTORËT E KOMBINATIT TË ALUMINIT NUK HEQIN DORË NGA PAGAT KOMPENSUESE

Ish punonjësit e Kombinatit të Aluminit, kanë të drejtë të marrin pagat kompensuese dhe nuk do ndalen nga kërkesat e tyre, kumtuan nga tubimi i ish punonjësve të saj, të cilët shtuan se Qeveria e MZ, është dashtë të zbatojë ligjin për zgjidhjen e detyrimeve ndaj tyre.

Përfaqësuesi i ish-punëtorëve, të Kombinatit të Aluminit Nikolla Rakoviq,ka thënë se është e rëndësishme që punëtorët të vazhdojnë të ushtrojnë të drejtat e tyre. “Ato janë paratë tona dhe ne nuk do të heqim dorë nga këto të drejta”, theksoi Rakoviq nga tubimi i ish-punëtorëve përpara ndërtesës së Qeverisë së MZ.

Ai kujtoi se Ligji për kompensimin e detyrimeve ndaj punëtorëve të asaj kompani nuk është diskriminuese, por eliminon diskriminimin ndaj punonjësve të Kombinatit të Aluminit. Gjykata Kushtetuese më parë ka shpallur antikushtetues Ligjin për zgjidhjen e detyrimeve ndaj punëtorëve të Kombinatit të Aluminit, të cilët për shkak të falimentimit të kompanisë kanë fituar të drejtën e pensionit.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të filluar një vendim për rishikimin e Ligjit drejtohet dhe koreografohet vetëm nga Qeveria. Kjo gjë është diskriminim i të drejtave të njeriut në nivel shtetëror” , deklaroi Rakoviq.

SHARE