BANKAT TË JAPIN KREDI PËR LEGALIZIMIN E OBJEKTEVE


Disa banka në Mal të Zi, kanë përgatitur një ofertë për kreditimin e legalizimit të ndërtimeve të paligjshme,kumtuan nga Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të MZ. Siç kumtohet nga Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, përfaqësuesit e këtij departamenti qeveritar diskutuan me përfaqësuesit e bankave komerciale në Malin e Zi për një model të mundshëm për të kredituar shpenzimet që qytetarët kanë gjatë procesit të legalizimit.

“Ministri i këtij departamentit Pavlle Radulloviq, u bëri thirrje përfaqësueseve të bankave që, nëse njohin interesin, të ndihmojnë qytetarët për të financuar shpenzimet e legalizimit,  në të cilat përfshihen përgatitjet e dokumentacioneve, pajisjet e shërbimeve dhe blerjet e tokës”, kumtuan nga kjo ministri.

Ata theksojnë se qëllimi është që qytetarët të përfitojnë nëse paguajnë menjëherë shumën e paraparë për një objekt të ndërtuar në mënyrë të paligjshme.

“Disa banka tashmë vetëm se kanë përgatitur një ofertë për kredi, që ka të bëjnë me legalizimin, ndërsa përfaqësuesit e ministrive shpresojnë se disa institucione të tjera financiare do të bëjnë të njëjtën gjë”, theksuan nga kjo ministri.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit  e Llovqen Bankës, Addiko Bankës, IBM Bankës , Bankës Universal Capital, Bankës Komerciale të Budvës, Bankës së Parë të Malit të Zi, Erste Bankës, Atllas Bankës, Bankës Tregtare Malazeze,  përfaqësuesit e Bankës së Re, Ziraat Bankës Montenegro, NLB Bankës si dhe të Bankës së Përgjithshme Societe.  Gjatë këtij takimit është rënë dakord që palët e interesuara të krijojnë një ofertë për miratimin e hua marrjes dhe siç theksuan ata, qytetarët  për këtë gjë do të informohen në kohën e duhur.

“Afati i fundit për paraqitjen e legalizimit të objekteve të paligjshme  është deri më 15 korrik, ndërsa informacionet e nevojshme për këtë procedurë mund të merren nga faqja e internetit www.mrt.gov.me dhe duke thirrur në qendrën e thirrjeve në numrin 19899”, përkujtojnë nga ministria.

SHARE