Hendbollistja nga Malësia, Suzana Ujkaj, merr çmimin si pivotmenja më e mirë e Kosovës për vitin 2020. Ky është viti i katërt që kur hendbollistja Ujkaj është pjesë e Istogut më të cilin ka fituar të gjithë trofet e mundshëm, dy herë radhazi nga Federata e Hendbollit të Kosovës është shpallur hendbollistja më e mirë e mbrojtjes ndërsa këtë vit është pivotmenja më e mirë në Kosovë. Tani hendbollistja Ujkaj është banore rezidente e Istogut dhe Kosovës dhe pjesë e kombëtares së Kosovës.