Sallatë me vezë të ziera

Një sallatë e përsosur, që do të mund ta përdorni edhe për të lyer sanduicët.

Përbërësit

  • 4 vezë të ziera
  • 2 qepë të njoma
  • 1 rrënjë selinoje
  • 4 lugë gjelle majonez
  • 1 lugëz mustardë
  • magdanoz
  • kripë dhe piper i zi.

Udhëzimet

  1. Vezët qërojini dhe pritini në kubikë të vegjël.
  2. Qepën e selinon gjithashtu pritini imët e bashkojini me vezët.
  3. Shtoni majonezën, mustardën, kripën e piperin e bashkojini mirë të gjitha.
  4. Para përdorimit, sallatën ftoheni në frigorifer.
  5. Ju bëftë mirë.
SHARE