ZBUTEN MASAT PËR HYRJE NË MAL TË ZI NGA VENDET E RAJONIT

Trupi Kordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive vendosi mbrëm, me sugjerim të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, për të zbutur kushtet për hyrjen në Malin e Zi të banorëve të rajonit dhe qytetarëve tanë të cilët për pak kohë ata udhëtojnë në një nga vendet fqinje. Siç u njoftua, si më parë, është e mundur të hyni në Malin e Zi pa kushte shtesë për banorët e vendeve nga “lista e gjelbër”, ndërsa banorët e vendeve nga “lista e verdhë” mund të hyjnë në Malin e Zi me një rezultat pozitiv të testit serologjik. Poashtu u bë e ditur se hyrja e qytetarëve të Malit të Zi dhe të huajve që banojnë përherë ose përkohësisht në vendin tonë nga vendet e rajonit është lehtësuar në rast se ata kanë qëndruar në ato vende për deri në 48 orë.

SHARE