Komuna e Tuzit ka filluar punimet për ndërtimin dhe rikonstruktimin e infrastrukturës lokale pranë kopshtit dhe shkollës fillore në Tuz.
Nga Komuna e Tuzit theksojnë se duke nisur nga gjendja ekzistuese e rrugës dhe ambientit përreth, është parë e nevojshme ndërhyrja në këtë pjesë të hapësirës publike , pra te e ardhmja, në zonat ku më të vegjlit tonë kalojnë pjesën më të madhe të ditës.
Ky projekt është me vlerë prej 7.547,93€, dhe përfshin:
• Pastrimin e terrenit dhe heqjen e shtresave, për ndërtimin e trotuareve, me gjerësi 120 cm;
• Prokurimin dhe sistemimin e mbjelljes së barit për një zonë sa më të gjelbër;
• Prokurimin dhe mbjelljen e bimëve;
• Prokurimin dhe montimin e sistemit të ujitjes për zonën e gjelbër;
• Pastrimin e hapësirës dhe largimin e rrënojave;
• Prokurimin dhe montimin e stolave, si dhe
• Prokurimin dhe montimin e koshave të plehrave.
Ata theksojnë se investimi në këto segmente rritë cilësinë mjedisit dhe jetesës së qytetarëve të Malësisë.