SOT ËSHTË MIRATUAR LIGJI PËR MENAXHIMIN E MBETURINAVE

Kuvendi i Malit të Zi miratoi sot Ligjin për menaxhimin e mbeturinave, ndryshimet në Ligjin për shkarkimet industriale, si dhe ndryshimet në Ligjin për produktet biocide.

Ministri i Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut, Vlladimir Martinoviq, tha se Ligji për Mbeturina është një nga ligjet më të rëndësishme në fushën e mjedisit dhe përmbushjen e qëllimeve shumë kërkuese nga direktivat evropiane të Bashkimit (BE) të cilat janë transferuar në legjislacionin malazez.

Sipas tij, në periudhën e mëparshme është konstatuar nevoja për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve, me një shkallë më të madhe të përzgjedhjes së mbetjeve në burim, rritje të përqindjes së ripërdorimit dhe riciklimit të mbetjeve, si dhe ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme, e cila kërkon risi të kuadrit legjislativ.

SHARE