Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar sot katër ligje, ndër të cilat është ai për konfirmimin me letërnjoftim të Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes në Ballkanin Perëndimor. Projektligji për konfirmimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale për doktorët e mjekësisë, stomatologët dhe arkitektët në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, për konfirmimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve në fushën e lartë të arsimimit në Ballkanin Perëndimor, si dhe ligji për konfirmimin e marrëveshjes mes Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella pronësore-juridike.
Kuvendi i Malit të Zi do të vazhdoj nesër punën dhe në rend dite është vendimi për kërkesën e Prokurorisë Speciale të Shtetit për heqjen e imunitetit të një grupi deputetësh nga PDS dhe SD në mënyrë që të fillojë procedura ndaj tyre në rastin e njohur si “Apartamentet” mund të vazhdojë.
Ndër të tjera, në rendin e ditës është ligji i ashtuquajtur antimafia dhe Propozimi për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi. Opozita nuk mori pjesë në seancë.