FINLANDA ZYRTARISHT BËHET ANËTARJA E 31-të E NATO-s

Pasi Türkiye ia dorëzoi SHBA-së, mbajtësit të Traktatit të Atlantikut të Veriut me datë 1949, dokumentin që ka ratifikuar anëtarësimin e Finlandës në NATO, kjo e fundit iu bashkua Aleancës si anëtarja e 31-të.

Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takuan në margjinat e Mbledhjes së Ministrave të Jashtëm që po mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel.

Në takim Türkiye ia dorëzoi SHBA-së, mbajtësit të Traktatit të Atlantikut të Veriut me datë 1949, dokumentin që ka ratifikuar anëtarësimin e Finlandës në NATO.

“Me sekretarin amerikan i trajtuam marrëdhëniet tona. Ia dorëzuam SHBA-së dokumentin e ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës në NATO, e cila mban dokumentet e anëtarësimit në përputhje me Traktatin Themelues të NATO-s”, tha Çavuşoğlu lidhur me takimin në Twitter.

Më pas, u takuan Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Sekretari amerikan Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm i Finlandës Pekaa Haavisto.

Blinken në fjalimin e tij shprehu kënaqësinë qe Türkiye ia dorëzoi atij në emër të SHBA-së dokumentin e ratifikimit.

Haavisto nga ana e tij ia dorëzoi Blinken-it dokumentin e ratifikimit që e ka marrë nga Türkiye lidhur me anëtarësimin e vendit të tij në NATO.

“Me këtë mund ta shpallim Finlandën anëtare e 31-të e NATO-s”, tha Stoltenberg.

SHARE