MALI I ZI TË PËRDORË TË GJITHË MEKANIZMAT ANTI-KORRUPSION

Mali i Zi tashmë ka organe dhe mekanizma të vendosur për të siguruar pavarësinë dhe përgjegjësinë gjyqësore dhe prokuroriale, dhe gjatë hartimit të legjislacionin e ri është e rëndësishme të “sigurohet një proces i gjerë dhe gjithëpërfshirës i konsultimit”, thekson Komisioni Evropian (KE) me rastin e iniciativës për ndryshimin e Ligjit për Prokurorinë e Shtetit, si dhe Projektligjin për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. “Si rezultat i reformave të zbatuara tashmë, Mali i Zi ka organe dhe mekanizma të vendosur për të siguruar pavarësinë dhe përgjegjësinë gjyqësore dhe prokuroriale. Mali i Zi inkurajohet të përdorë vazhdimisht këto mekanizma dhe të përmirësojë punën për zhvillimin e mëtejshëm të rezultateve dhe arritjeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,” tha zëdhënësja e KE Ana Pisonero Hernandez për TVMZ. Ajo rikujton se miratimi i ndryshimeve kushtetuese nga 2013, të cilat forcojnë pavarësinë dhe përgjegjësinë e gjyqësorit, ishte një parakusht për Malin e Zi për të hapur negociatat e pranimit me BE. Komisioni gjithashtu thekson që në mënyrë që të përparojë më tej drejt BE dhe të përmbushë standardet e përkohshme për Kapitullin 23 në negociatat e pranimit në BE, Mali i Zi duhet të bëjë përparim të mëtejshëm në reformat e sundimit të ligjit, duke përfshirë përparimet e jo ndryshimet në zbatimin e reformës në drejtësi. Sundimi i ligjit, theksojnë ata në Bruksel, është një nga vlerat themelore të BE dhe si i tillë, një element thelbësor i procesit të pranimit në BE, i cili përcakton ritmin e përgjithshëm të negociatave të pranimit të Malit të Zi në BE.

SHARE