MILLATOVIQ IA KTHEU KUVENDIT TRI LIGJE PËR RISHQYRTIM

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, në përputhje me Kushtetutën e Malit të Zi, i ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim tre ligje.

Siç kanë njoftuar nga kabineti i Millatoviqit, në Kuvend janë kthyer: Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shoqëritë tregtare, Ligjin për ndryshimin e ligjit për financimin e vetëqeverisjes lokale dhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për komunikimet elektronike.

Presidenti i Malit të Zi konsideron se është e nevojshme që Parlamenti i Malit të Zi të vendos sipas arsyeve për ndryshimin e zgjidhjeve ekzistuese ligjore.

Të rikujtojmë se më 30 dhjetor 2023, presidenti Millatoviq ka nxjerrë dekrete për shpalljen të 14 nga 17 ligjet që Kuvendi ka miratuar pak para fundit të vitit 2023.

SHARE