GJUKANOVIQ NË SESIONIN KUSHTUAR PANDEMISË

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq merr pjesë në sesion special , me ftesën e kryetarit të Asamblesë parlamentare të Kombeve të Bashkuara Vollkam Boskir , i cili i është kushtuar përgjigjes ndaj pandemisë së koronavirusit. Në sesionin special , i cili për shkak të situatës epidemiologjike mbahet në formatin hibrid me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të përhershëm pran OKB në selinë e kësaj organizate në Nju Jork do të flasin shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare. “Sesionin do ta hapin sekretari i përgjithshëm i OKB , kryetari i Këshillit ekonomik dhe social i ECOSOC, kryesuesi i Këshillit të sigurimit për muajin dhjetor dhe kryesuesi i lëvizjes të vendeve të pa inkuadruara , me iniciativën e të cilit është ftuar edhe ky sesion special” thuhet në kumtesën e kabinetit. Gjatë seancës dy ditore në nivelin politik dhe të ekspertëve do të bisedohet për aspektet kryesore të ndikimit dhe përgjigjes ndaj pandemisë së Covid 19, përfshirë këtu edhe përgjigjen e deritashme të sistemit të Kombeve të Bashkuara , rruga drejtë vakcinës kundër këtij virusi, të drejtat njerëzore dhe dimensioni humanitarë i pandemisë si dhe ndikimi social dhe ekonomik, por edhe rruga drejtë rimëkëmbjes.

SHARE