Një kompani gekek ka marrë koncesion nga Qeveria e Malit të Zi për të eksploruar naftën në dy blloqe në Ulqin kurse hulumtimi sizmik do të zgjesë nga 13 deri në 20 ditë,.
Marrëveshja e koncesionit është për 30 vjet dhe i referohet disa blloqeve në bregdetin e Ulqinit, në afërsi me Shqipërinë, shkruan Ulqini Online.
Ambientalistët dhe shoqëria civile kanë kundërshtuar kërkimet në det duke thënë se ndërhyrja shkatërron ekosistemin dhe prish rajonin bregdetar të Ulqini.
Në qytetin e Ulqinit kohë më parë ka përfunduar dhe pret fillimin e punës një central me erë për prodhimin e energjisë elektrike në Mozhur të Ulqinit.
Poashtu në plan është edhe ndërtimi i një centrali të ri diellor që pritet të ndërtohet në Malin e Brisë.