Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ishte sot pjesë e mbledhjes së kryetarëve të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, i cili këtë vit mbahet në Gjakovë.
Kryetarët diskutuan mbi programet e zhvillimit të qyteteve anëtare të Unionit të Bashkive Shqiptare (UBSHR-së), në fusha të ndryshme, e në veçanti në atë të inovacionit dhe turizmit kulturor.
Gjithashtu, gjatë mbledhjes, ata ndanë eksperiencat e tyre lidhur me zhvillimin e komunave të veta si dhe definuan plan-projektet dhe plan-buxhetin për vitin 2024.
Të pranishmit uruan kryetarin Gjeloshaj për postin e ri, me besim të plot që kryetari i ardhshëm i komunës së Tuzit, do të vazhdojë bashkëpunimin e mirë me UBSHR-n.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij, tha se kombi po jeton ditët e tij më të mira, por ditët perfekte nuk kanë ardhur ende.
Kryebashkiaku Veliaj vuri theksin te shkëmbimi i eksperiencave mes kryetarëve të bashkive të rajonit.