TË PËRMIRËSOHET BASHKËPUNIMI NË FUSHËN E TURIZMIT

Mali i Zi dhe Japonia kanë shumë mundësi për të përmirësuar bashkëpunimin e tyre në fushën e turizmit, veçanërisht duke pasur parasysh interesin e turistëve japonezë dhe perspektivat e rëndësishme të rritjes së atij sektori, vlerësoi Ministri i Jashtëm Malazez Srgjan Darmanoviq.

Darmanoviq në kuadër të vizitës së tij në Japoni, bisedoi me zëvendësministrin e infrastrukturës, transportit dhe turizmit, të Japonisë  Hidejuk Tanako. Siç kumtohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të MZ, Tanako është e kënaqur me vizitën e ministrit malazez, i cili, siç theksoi ai, e konsideron si shumë të rëndësishëm në kontekstin e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve.

Ndërsa, gjatë bisedës me Zëvendëspresidentin Ekzekutiv të Organizatës Japoneze të Tregtisë së Jashtme, Jasukas Irin, Darmanoviq vuri në dukje stabilitetin politik dhe makroekonomik të Malit të Zi dhe një mjedisi të favorshëm për investime.

 

SHARE