SITUATA NË KUFIJ NËN KONTROLL

Mali i Zi ka përmirësuar sigurinë në kufijtë e saj dhe situata me emigrantët tani është nën kontroll, u kumtua gjatë seancës së Këshillit parlamentar për siguri dhe mbrojtje.

Këshilli zhvilloi sot dëgjim kontrollues me përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, në temën mbi kontrollin kufitar në kontekstin e parandalimit dhe luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme Dragan Pejanoviq, ka thënë se ruajtja e sigurisë, paqes dhe stabilitetit është një nga parakushtet kryesore për një përgjigje demokratike ndaj sfidave, rreziqeve dhe kërcënimeve bashkëkohore të sigurisë.

SHARE