HAN: I VETMI FORUM PËR DEBATIN POLITIK ËSHTË PARLAMENTI

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian Johanes Han, deklaroi se i vetmi forum lidhur me debatin politik në Malin e Zi, është Parlamenti i Malit të Zi. Kështu u kumtua për gazetën “Pobjeda”, nga kabineti i Han në pyetjen që iu parashtrua Komisionarit Evropian për Zgjerim, që të komentojnë njoftimin e Lëvizjes Qytetare URA dhe Demokratëve rreth formimit të një forumi jashtëinstitucional i cili do të merrej me legjislacionin zgjedhor.

“Komisionari pret që të gjitha partitë politike që mbështesin rrugën malazeze drejt BE-së , të marrin pjesë aktive në punën e komisionit të përkohshëm parlamentar  i cili sapo është themeluar”, i është thënë gazetës “Pobjeda”, nga kabineti i Han.

Parlamenti malazez miratoi të martën një vendim mbi edukimin e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe reformat e tjera legjislative, i cili, siç u arsyetua, është formuar për të optimizuar mjedisin e përgjithshëm në të cilin do të mbahen ciklet e zgjedhjeve të ardhshme.

Vetëm pak orë më vonë, Han theksoi nëpërmes mesazhit në profilin e tij “Twitter”, se përshëndet formimin e komisionit të përkohshëm dhe pret që të gjithë të marrin pjesë në këtë trup punues.

 

 

 

SHARE