NESËR NIS VAKSINIMI MASIV

Që nga nesër, vaksinimi masiv kundër COVID-19 do të organizohet në më shumë se 140 pika në të gjitha komunat e Malit të Zi, informoi Qeveria e Malit të Zi. Deri më tani, më shumë se 40,000 qytetarë në Malin e Zi kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Pothuajse 24 mijë persona u rivaksinuan dhe me ardhjen e një kontigjenti të ri prej 200 mijë vaksinash kineze Sinofarm, u krijuan kushtet për imunizim masiv. Ekipi qeveritar, u rikujton qytetarëve se pajtueshmëria me masat epidemiologjike është e nevojshme në periudhën ndërmjet marrjes së dozës së parë dhe të dytë të vaksinës, si dhe rreth 15 ditë pas rivaksinimit. Po ashtu, në shtëpinë e shëndetit në Tuz do të nisë vaksinimi nesër, ku qytetarët e Malësisë kanë mundësi të marrin vaksinen pa rezervim në periudhën prej ores 14.00 deri në ora 20.00.

SHARE