MASA TË REJA / MBYLLET ULQINI

Masat që janë në fuqi për komunat e Budvës, Tivatit dhe Herceg Novit do të hyjnë në fuqi edhe për komunën e Ulqinit, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galiq. Të gjitha masat aktuale, siç theksoi ai, mbeten në fuqi. Ministrja e Shëndetësisë njoftoi se është marrë vendimi për të mos mbyllur plotësisht Malin e Zi dhe për të pritur edhe dhjetë ditë, për të parë efektet e masave aktuale. Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq, u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat aktuale. Procesi i imunizimit, siç deklaroi ajo, po shkon sipas planit. Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Millojko Spajiq, tha se zbatimi i masave duhet të jetë çelësi. “Respektimi i masave është gjëja më e rëndësishme për momentin. Epidemia është gjithashtu një problem financiar, por ne nuk mund të zgjedhim shëndetësinë ose ekonominë, të dyja duhet të ndodhin,” tha Spajiq. Ai njoftoi se mbështet iniciativën e Ministres Boroviniq Bojoviq për të rritur pagat e punëtorëve shëndetësor. “Masa e parë do të jetë një pagesë e vetme për punonjësit shëndetësorë prej 250 euro në mars,” tha ministri.

SHARE