Vetitë e mbikëqyrësit

Është e rëndësishme të kuptohet funksioni i një mbikëqyrësi në vendin e punës. Ky është një term që përdoret në masë të madhe në vendet e punës. Po çfarë kuptimi ka?

Një mbikëqyrës është dikush i cili i mbikëqyrë dhe e menaxhon ekipin, për t’u siguruar që ata janë duke performuar në mënyrë efikase dhe janë të kënaqur me punën e tyre.

Termi mbikëqyrës zakonisht i referohet pozitave menaxheriale me pozitë më të vogël. Profesionistët e tillë zakonisht i transmetojnë informacionet te personeli tjetër i menaxhmentit, transmeton Akademi Pune.

Çfarë bën një mbikëqyrës?

Një mbikëqyrës nuk është thjesht dikush i cili e ka një pozitë të tillë, por duhet në baza ditore t’i shohë punonjësit e tyre me efikasitetin e punës, ai e menaxhon ekipin, oraret e punës e varësisht nga kompania edhe të gjithë departamentin.

Duke qenë se një numër i madh i punonjësve janë në mbikëqyrje të tyre është e rëndësishme që këta profesionistë të kenë aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe komunikative. Çfarë do të thotë kjo? E nëse dëshiron të dish se çfarë mbikëqyrësi, ndaluni pak dhe mendoni, a është qëllimi yt t’i bësh punonjësit të kenë rritje maksimale në karrierë? Ky është mbikëqyrësi ideal.

Po përgjegjësitë cilat janë?

Menaxhimi i vijës së punë

Një nga përgjegjësitë më të mëdha është menaxhimi i ekipit. Shpesh ata e krijojnë një rrjedh të mirë pune, por edhe e shikon se si po shkon ajo rrjedhë. Ata duhet t’i përkufizojnë qëllimet, t’i komunikojnë objektivat dhe ta monitorojnë performancën e ekipit.

Trajnimi i punonjësve të rinj

Asnjë punonjës, sado me përvojë të madhe të punës të jetë, ka nevojë për një trajnim dhe pak kohë derisa të hyn në rrjedhën e punës. Mbikëqyrësi është ai i cili u ndihmon këtyre punonjësve, kjo e përfshin orientimin në punë, shpjegimi i politikave të zyrës ose detyrat e punës. Nëse kompania ka departament të burimeve njerëzore, është mbikëqyrësi ai i cili bashkëpunon me ketë departament. Për t’u siguruar që punonjësit e rinj t’i marrin të gjitha informatat dhe udhëzimet e nevojshme.

Krijimi dhe menaxhimi i orarit të punës

Disa kompani kanë nevojë për ta caktuar një orar, për shkak se duhet të punojë më ndërrime. Në këto kompani nevojitet ndërhyrja e mbikëqyrësve. E në ato kompani ku orari nuk është fleksibil nuk është e nevojshme që këta mbikëqyrës të merren me orarin e punë, përveç kur vjen koha e pushimeve, ose ta marrin ndonjë ditë të lirë, kur nuk ndihen mirë apo kanë ndonjë urgjencë në familje.

Raportimi te burimet njerëzore

Mbikëqyrësit janë përgjegjës për të raportuar performancën e ekipit dhe atë individuale te burimet njerëzore dhe pjesa tjetër e menaxhmentit. Pra, atyre iu duhet, ta raportojnë profesionalizmin, çështjet disiplinore, besueshmërinë ndaj politikave të kompanisë etj.

Japin komente

Mbikëqyrësit e kanë për detyrë të japin komente në lidhjen me punën e secilit prej punonjësve të ekipit të tij, t’i njohin meritat si dhe t’i shpërblejnë ato. Shembull, nëse një anëtar i shitjeve i kalon targetet e vendosura, mbikëqyrësit përveç që duhet t’ia njohin meritat duhet edhe të japin bonuse.

Ndihmojnë punonjësit

Kur punonjësit janë të palumtur me përvojën e tyre të punës, ata zakonisht flasin me mbikëqyrësit e tyre, përpara se të flasin me burimet njerëzore. Mbikëqyrësit duhet t’i përdorin aftësitë e dëgjimit aktiv për t’i kuptuar ata dhe për të gjetur zgjidhje. /KP/

SHARE